GazetaMax
Lajme

Arrestohen dy persona nga Tetova, shantazhuan se do të publikojnë fotografi me përmbajtje komprometuese

Me datë 06.02.2023 në ora 19:50 në Reçicë të vogël të Tetovës, zyrtarë policor të Departamentit për Polici Kriminale – Departamenti për Krime Ekonomike në SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personat Z.D.(33) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës dhe J.A.(60) nga fshati Pirok i Tetovës. Pas masave të marra, është konstatuar se nga mesi i janarit të vitit 2023, Z.D. në disa raste një personi nga Tetova i ka zhvatur gjithsej 18.630 euro, duke e shantazhuar se do të publikojë fotografi me përmbajtje komprometuese.

Sipas raportit, Z.D. në disa raste ka organizuar dërgimin e të hollave përmes J.A., shofer taksie në Tetovë. Përkatësisht, ai e ka telefonuar viktimën dhe i ka thënë që paratë t’ia dorëzojë personit J.A., nga i cili më pas ia ka marë. E njëjta gjë është kryer edhe dje, kur edhe janë kapur nga efektivët e policisë teksa po dorëzonin paratë. Z.D. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgaditet kallëzim përkatës.

Related posts

Moti sot me vranësira, nga e hëna pritet edhe borë

Gazeta Max

Snopçe: Bullgaria nuk është shkaku i vërtetë i mosmarrjes së datës

Gazeta Max

Stefkovski: Policia në autobusë deri në zgjidhjen e plotë të problemeve

Gazeta Max