GazetaMax
Sport

Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj futbollistit Belgin Jashari

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që dyshohet se e sulmoi futbollistin Belgin Jashari.

Kështu ka njoftuar PK-ja, e cila tha se ka ndërmarrë veprime urgjente hetimore lidhur me një incident të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq.

“Sipas informacioneve të disponueshme, më 25 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar në prani të prindit i dëmtuari, lojtari B.J”.

“Ndërsa më 26 prill 2025, është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari M.K., i lindur në vitin 1978. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën penale ‘Sulmi’, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha Policia.a

Related posts

Ahmeti: Grubi vetë do të tërhiqet nga të gjitha funksionet në BDI

Gazeta Max

VLEN: Krimi e korrupsioni nuk kanë përkatësi etnike

Gazeta Max

Egzon Shkololli shpallet Kampion absolut mbarëkombëtar në Kupën e Kosovës “Men’s Physque 174 cm”

Gazeta Max