GazetaMax
Lajme

Arrestohet në flagrancë kryebashkiaku italian, u kap teksa po fuste paratë në xhep

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola.

Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike.

Coppola u ndalua mbrëmë, ndërsa po fuste në xhep disa para, gjatë një darke në të cilën mori pjesë pas një eventi sportiv.

Për momentin, kryetari i bashkisë akuzohet për krimin e nxitjes së padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.

Kryetari i bashkisë Massimo Coppola është një avokat 48-vjeçar. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 ai u zgjodh nga një sërë listash qytetare.

Related posts

Moti sot me vranësira dhe shi

Gazeta Max

Bujar Osmani prezanton programin për zhvillimin e sportit në Çair

Gazeta Max

Nëna ukrainase lë pas burrin dhe vjen në Tiranë, prek me rrëfimin e saj

Gazeta Max