GazetaMax
Lajme

Arrestohet një person për kërcënimet me bomba në shkollat e mesme të Shkupit

Shkup, 2 Nëntor – Policia sot e arrestoi N.N. nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për bombat e vendosura në shkollat e mesme në Shkup.

Siç informoi MPB, në koordinim me prokurorinë kompetente janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Ministria e Punëve të Brendshme e informoi opinionin edhe se përfunduan kontrollet antiterroriste lidhur me denoncimet e sotme se nëntë shkolla në territorin e Shkupit në adresat elektronike kanë marrë mesazhe kërcënuese për bombë të vendosur dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.

Fillimisht rreth orës 14:30 në SPB Shkup kishte ardhur denoncim prej gjashtë shkollave, ndërsa më pas rreth orës 15 edhe prej dy shkollave dhe më pas edhe nga një shkollë në Shkup.

“Menjëherë pas denoncimeve të marra, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të të gjitha nëntë shkollave ndërsa më pas janë kryer edhe kontrolle detajuese nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Limani me bashkëpunëtor kalojnë natë në qiell të hapur për mbrojtjen e pronave të qytetarëve

Gazeta Max

Qytetarët e lagjes Autokomandë sërish në protestë, janë të pakënaqur nga furnizuesi i ri me energji ngrohëse

Gazeta Max

“Ka vend edhe për ty”, vazhdon anëtarësimi në Forumin rinor të BDI në Tetovë/ Stacioni i rradhës ishte Reçica e Vogël

Gazeta Max