GazetaMax
SPORT

Arsenal me fitore të madhe ndaj Chelsea, ëndërron top katërshen

Londra “citon” Pamukun: “Unë jam e kuqja” – Arsenal me fitore të madhe ndaj Chelsea, ëndërron top 4.
Londra merr ngjyrë të kuqe. Arsenal mposht skuadrën e Chelsea në ‘Stamford Bridge’.
Eddie Nketiah dridhi “urën Stamford” në fitore 2:4 të Arsenal përballë skuadrës së Chelsea, shkruan lajmi.
Nketiah hapi serinë e golave në takimin në ‘Stamford Bridge’, kur në minutën e 13’ tundi rrjetën e Chelsea.
Reagimi i ‘Bluve’ ishte i shpejtë. Ata shënuan me anë të Timo Werner në minutën e 17’, për të rikthyer gjithçka në barazim.
‘Gunners’ rikthyen epërsinë me golin e Emil Smith-Rowe në minutën e 27’, por Chelsea u përgjigj përsëri. Kësaj radhe ishte Cesar Azpilicueta, i cili shënoi në minutën e 32’. Me këtë gol u vulos pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, në skenë doli përsëri njeriu i mbrëmjes. Eddie Nketiah shënoi edhe një herë. Goli i tij në minutën e 57’ i dha Arsenalit epërsinë për herë të tretë, epërsi që deri në fund vetëm u thellua.
Gjithçka u vulos me golin e Bukayo Saka nga penalltia, të shënuar në minutën e 90+2’.
Tri pikët e fituara në “Stamford Bridge” e lënë Arsenalin të ëndërrojë për top katërshen. Arsenal shkon në 57 pikë, aq sa ka edhe Tottenham, dhe mbanë pozitën e pestë.
Chelsea mbetet në 62 pikë në 31 ndeshje dhe rrezikon edhe pozitën e tretë deri në fund.

Related posts

“Adios” Barcelona, ky është ekipi ri i Demebeles

e-max

De Gea merr përsipër humbjen poshtëruese të United

e-max

FFM: Për shkak të lëndimit mungojnë Ristovski dhe Ethemi, ftesë për Bejtullain

e-max