GazetaMax
SPORT

Juventus i shkon Interit në finale, mposht Fiorentinën

Kupa e Italisë: Juventus mposht Fiorentinën, i shkon Interit në finale
Skuadra e Juventus është finalistja e dytë e Kupës së Italisë.
‘Zonja e Vjetër’ ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Fiorentina, me rezultatin 2:0, dhe ka siguruar biletën për në finale të Kupës së Italisë, shkruan lajmi.
Federico Bernardeschi i dha epërsinë Juves në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, me golin e minutës së 32’.
Juve gjeti golin edhe me Rabiot, por VAR anuloi gjithçka me pozitë jashtë loje.
Rezultatin final e vulosi Danilo në 90+4′, për fitoren 2:0 të Juventus.
Juventus me këtë fitore arrin finalen, atje ku e pret skuadra e Inter që u kualifikua dje pas fitores ndaj Milan.
Për Juventus ky mund të jetë trofeu i vetëm këtë sezon.

Related posts

Juventus ‘çmendet’ për Salah, kjo është shuma marramendëse që kanë ofruar për të

e-max

Milan u rikthehet fitoreve, merr kreun e tabelës

e-max

Ky ishte reagimi i ftohtë i Handanovicit teksa Radu

e-max