GazetaMax
Lajme

Arsovska do të mer kredi 10 milion euro për blerjen e 50 autobusëve

Shkup, 20 janar – Qyteti i Shkupit do të mer kredi prej 10 milion eurove që të blejë 50 autobusë të rinjë. Ky vendim vjen pasi në dy konkurset e fundit për transport të linjave 9, 11, 12, 20 dhe 22 nuk u paraqit askush të bashkëpunojë me të, informon Zhurnal.

Në seancën e këshillit e caktuar për më 26 janar, si pikë në rend dite me kërkesë të Arsovskës është huamarja te banka vendore për blerjen e autobusëve ekologjik.

“Me qëllim të nxitet vizioni për Shkup modern, duke mundësuar qasje të lehtë dhe transport modern publik, e duke u kujdesur për kualitetin e ambientit jetësor, obligimim ynë dhe prioritet në punën tonë është të investojmë në eko autobusë me qëllim kryerjen më efikas të transportit publik. Me sjelljen e këtij vendimi do të mundësohet Qyteti i Shkupit përmes huamarjes afatgjate të kryejë blerjen e eko autobusëve”, thuhet në kumtesën e Arsovskës.

Që të mund të realizohet ky vendim, duhet që këshilltarët me shumicë votash të votojnë vendimin për huamarje.

Arsovska në fushatë zgjedhore pati premtuar 250 autobusë të rinjë, ndërsa kredia prej 10 milion eurove është vetëm për 50 të tilla. Nëse votohet pika, autobusët do të bleheshin për një vit e gjysmë, sepse aq zgjatë procedura. Së pari duhet të shpallet tender, i cili së bashku me thirrjen, përzgjedhjen dhe periudhën e ankesave zgjatë disa muaj, em ë pas firma e cila do të zgjedhet, do të duhet t’i prodhojë autobusët.

Qyteti i Shkupit, për momentin vetëm se po paguan kredi prej 10 milion eurove për blerjen e 33 autobusëve në gaz të blerë në kohën e ish kryetarit Petre Shilegov. Shteti ka marë kredi prej 70 milion eurove për projektin BRT ose për metro me autobus por Arsovska nuk e ka pëlqyer këtë projekt dhe e ka anuluar. Për këtë shkak, shteti tani paguan 350,000 euro në vit penale./Zhurnal.mk

Related posts

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Gazetamax.mk

Kallas: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian

Gazetamax.mk

Komuna e Bogovinës njofton për dezinsektimin e mushkonjave

Gazetamax.mk