GazetaMax
Lajme

Arsovska: Pas revizionit do të shpallim konkurs publik në QKR

Shkup, 5 shkurt – Menjëherë pas përfundimit të auditimit do të shpallim edhe konkurs publik në të cilin mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me pyetjen e ndërlidhur me zhvillimet e fundit në Qendrën kulturore rinore dhe informoi se është e mundur që shkupjanët të kenë pjesën e parë të Luna parkut të ri.

Lidhur me pohimet se sivjet është reduktuar buxheti për QKR nga ana e Qytetit të Shkupit, kryetarja Arsovska tha se buxheti për kulturë është pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar.

“Është një nga institucionet që ka potencialin më të madh për të qenë i vetëqëndrueshëm dhe mendoj se ka funksionuar mirë dhe me cilësi në vitet e kaluara dhe kështu duhet të vazhdojë”, tha Arsovska.

Lidhur me rindërtimin e Sallës universale, kryetarja Arsovska tha se në kuadër të asaj që është biseduar me ministren e Kulturës, në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të diskutohen edhe opsionet për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për Sallën universale.

Ajo gjithashtu informoi se duke filluar me përfundimin e të gjitha procedurave për fillimin e ndërtimit të Luna parkut të ri, kanë përfunduar të gjitha aspektet formale ligjore dhe se kanë filluar të gjitha punimet në terren për rregullimin e vetë hapësirës.

“Shpresoj se deri në fund të këtij viti do të kemi rezultate të dukshme në Luna parkun e ri me disa nga rekuizitat dhe përmbajtjet që do t’u nevojiten shkupjanëve. Po ashtu po vazhdojmë edhe më tutje që gjithçka që është e nevojshme të shtohet, që shkupjanët të kenë një Luna park plotësisht funksional, i cili duhet të jetë atraksion jo vetëm këtu në Maqedoni, por edhe në rajonin më të gjerë”, tha Arsovska.

Kryetarja Arsovska në një intervistë për MIA-n -në iu përgjigj pyetjeve lidhur me shkarkimin e saj nga posti i kryetares së BNJVL-së, sfidat dhe problemet që lindin nga mungesa e mbështetjes nga Këshilli, si dhe çështjet rreth transportit publik, kaosit ndërtimor në kryeqytet, zhvillimet e fundit në QKR dhe korrupsionin. 

Related posts

Sela: Zgjedhja e një qeverie të re pro-evropiane në Mal të Zi, lajm i gëzueshëm për tërë rajonin

Gazetamax.mk

Mickoski me kusht për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

Gazetamax.mk

Zaev uron për regjistrimin e qendrës së parë për gjuhë maqedonase në Greqi

Gazetamax.mk