GazetaMax
Lajme

Arsovska: Rindërtohet rruga “Nikolla Karev”, më e frekuentuara që lidh rrugët kryesore në kryeqytet

Është realizuar edhe një premtim nga programi “Për Shkupin Modern” për rindërtimin e rrugës “Nikolla Karev”, nga kryqëzimi me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjuro Gjonoviq”. Kemi inspektuar fillimin e punimeve për rindërtimin e Rrugës “Nikolla Karev” në komunën Qendër, është një rrugë e frekuentuar që lidh rrugët kryesore në Shkup, e cila është në afërsi të stacionit të autobusëve.

Rikonstruimi i rrugës “Nikolla Karev” bëhet me kërkesë të qytetarëve, me çka realizohet edhe një premtim nga programi “Për Shkupin modern”, sepse nevojat e qytetarëve janë prioritet i yni. Në rrugën “Nikolla Karev” po rikonstruktohet rruga, bëhet nivelimi i pusetave dhe kanalizimeve si dhe vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në komunikacion, ndërsa punimet ndërtimore i kryejnë ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe Rrugica” Shkup.

Related posts

77% e përdoruesve nuk e njohin procedurën e reklamimit pranë operatorit postar

Gazeta Max

BFI i kërkon “Stokomak”ut të heqë nga shitja narezakun me mish derri

Gazeta Max

Pendarovski – Fajon: Raporti i KE-së është udhërrëfyes për zbatimin e mëtejmë të reformave

Gazeta Max