GazetaMax
Lajme

Arsovska: Transportuesit privatë protestat t’i transferojnë tek VMRO dhe LSDM

Shkup, 21 nëntor – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në konferencën e sotme për media informoi se nga 1 qershori i vitit 2022 e deri në këtë moment janë paguar gjithsej 111 milionë denarë, nga gjithsej 120 milionë denarë të faturuara për “Slloboda prevoz”. Për “Mak ekspres” ka 44 milionë denarë të faturuara dhe siç tha, të gjitha janë paguar. Ju bëri thirrje përfaqësuesve të transportuesve privatë që protestën e paralajmëruar ta transferojnë para selive të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

“Ju bëj thirrje përfaqësuesve të ‘Slloboda prevoz’ dhe ‘Mak ekspres’ këto protesta të cilat i paralajmërojnë t’i transferojnë para selive të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së drejtorët e të cilëve e kanë krijuar borxhin të cilin ata tani duan të prezantojnë si dështim të udhëheqësisë së qytetit, ndërsa gjithashtu edhe të udhëheqësisë së re të NQP-së e cila i zgjidh problemet dhe të gjitha ato borxhe të cilat janë krijuar në vitet e kaluara”, porositi Arsovska.

Kryetarja theksoi se situatat e tilla po politizohen dhe se transportuesit privat nuk e respektojnë marrëveshjen, që është nënshkruar me NQP-në në dy vite dhe se nuk është përmbushur detyrimi për harmonizimin e autobusëve me standarde ekologjike, fiskalizimin e pagesës së biletave, ardhjen me kohë në stacionet e autobusëve dhe mbajtjen e higjienës në nivel adekuat.

Foli edhe për deklaratën e sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe theksoi se nuk do ta konsiderojë si të keqe, sepse siç tha bëhet fjalë për “deklaratë të pakujdesshme , për shkak të mospërvojës së tij politike”.

“Mendoj se ai do të ketë kohë përpara për të treguar dhe demonstruar se nuk kishte menduar asgjë të keqe. Meqenëse kryeministri Kovaçevski e përmendi edhe NQP-në, dua t’i kujtoj se kjo kompani është bërë humbëse pikërisht në kohën e LSDM-së dhe Petre Shilegovit si kryetar komune, dhe i bëj thirrje kryeministrit të përdorë ingerencat e tij, e jo të flasë për ingerencat e të tjerëve dhe ta thirr policinë financiare për të kontrolluar punën e Shilegovit dhe drejtorit të mëparshëm të NQP-së për atë që u theksua në publik se tashmë ka raport për keqpërdorim prej rreth 33 milionë denarë nga ajo periudhë”, shtoi Arsovska.

Related posts

Azeski është jashtë vendit për shkaqe shëndetësore

Gazetamax.mk

Xhaferi u takua me ambasadorin e sapoemëruar hungarez Kllajn

Gazetamax.mk

Punëtori për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe doganor me Greqinë

Gazetamax.mk