GazetaMax
Lajme

Arsovski: BDI deri tani ka qenë imune ndaj fraksioneve brenda partiake

Gjasat për të ndryshuar shumica parlamentare është e vogël, thotë analisti politik Petar Arsovski, për letrën e inicuar nga një grup i pakënaqur i BDI-së që kërkojnë reforma në parti. Arsovski thotë se BDI e cila kohë të gjatë është në pushtet deri më tani ka qenë imune sa u përket fraksioneve brendapartiake.

“Deri më tani BDI ka qenë imune për fraksione brendapartiake. Kjo është normale në partitë maqedonase si në LSDM dhe VMRO-DPMNE. Deri më tani nuk kemi parë se si duken fraksione në partinë shqiptare në pushtet BDI e cila kohë të gjatë është në pushtet. Është shumë vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodh në BDI pasi që deri më tani nuk kemi pasur raste të tilla. Do të duhet të presim ta shohim a do të gjindet një gjuhë e përbashkët. Mendoj se kjo nuk mund ta rrezikojë grupin parlamentar. Mundësia për tu ndryshuar shumica parlamentare është e vogël”, deklaroi për tv KlanM analisti Petar Arsovski.

Arsovski shton se në partitë në vend nuk kanë sistem brendapartiak i cili i proceson qëndrimet e ndryshme të anëtarëve të partisë. Ndërsa shton se vështirë është të parashikohet se çfarë do të ndodh BDI dhe sa do të zgjasin mosmarrveshjet brendapartiake.

Related posts

Ish-komandanti heq copat e granatës nga trupi, i kishin mbetur nga koha e luftës

Gazeta Max

Safet Gjici në gjendje të rëndë shëndetësore, e mbajnë ende në arrest me burg

Gazeta Max

Grubi priti në takim ministrin kazak, Kuantyrov: Vazhdon bashkëpunimi mes dy vendeve në gjitha sferat

Gazeta Max