Deputeti Fatos Geci ka arsyetuar votën e tij kundër kërkesës për ndarjen e 8 milionë eurove për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.
Sot, si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, ai votoi kundër kësaj kërkese, ndërsa kundër votuan edhe dy deputetë të Lëvizja Vetëvendosje (VV). Geci theksoi se vota e tij ishte e rëndësishme dhe e bazuar në dy arsye kryesore.
Sipas tij, deri më tani për mbrojtjen e të akuzuarve janë shpenzuar rreth 36 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ai shtoi se procesi gjyqësor është drejt përfundimit dhe se shteti ka ofruar mbështetje të mjaftueshme financiare deri më tani.
“Vendimi përfundimtar pritet të shpallet së shpejti, prandaj nuk e shoh të arsyeshme ndarjen e mjeteve shtesë në këtë fazë,” ka deklaruar Geci.
