GazetaMax
Sport

Arteta s’dorëzohet: Zhgënjyese që s’morëm të paktën barazim, ishte vetëm pjesa e parë

Arsenali është mundur në shtëpi nga PSG më shifrat 1-0 në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampioneve. Por trajneri Mikel Arteta mbetet optimist se skuadra e tij mund të shkojë në finale. “Jemi të zhgënjyer me rezultatin. Ne dhamë shumë në lojë. Në 10-15 minutat e para ne vuajtëm që të gjenin ritmin dhe të dominonim ndeshjen ashtu siç donim; ishim shumë joefikas në zonat ku fituam topin dhe kjo na shkaktoi disa probleme. Por pas kësaj, skuadra ishte gjithnjë e më e mirë. Është zhgënjyese të mos marrim të paktën një barazim.Goli i PSG me 26 pasime? Merita u takon atyre sepse ia dolën nga një situatë që ishte plotësisht e mbyllur dhe në anën e tyre të dobët. Ata e sjellin numrin 9 shumë larg nga referenca e mbrojtësve të qendrës dhe pas kësaj duhet që të ndodhin ende shumë gjëra që ata të shënojnë. Ata ishin shumë cinikë. Duhet ta pranosh talentin e kundërshtarit.Goli i anuluar? Do të kishte qenë një kohë e shkëlqyer për të shënuar. Ishte pozicion jashtë loje me milimetra, portieri i tyre bëri dy pritje të shkëlqyera. Këto janë diferencat në këtë nivel.Kjo është pjesa e parë dhe kemi një shans të madh për të qenë në finale”, insistoi Arteta pas ndeshjes.

Related posts

Aleanca për Shqiptarët/krahu Ziadin Selës: E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar

Gazeta Max

Gafa e rëndë e klubit bullgar, mban një minutë heshtje për ish-lojtarin që jeton

Gazeta Max

Janevska: Optimizimi i rrjetit të shkollave çon në mësimdhënie me cilësore dhe kursim të mjeteve të cilat kthehen në arsim

Gazeta Max