GazetaMax
SPORT

Arthur dhe Juventus do t`i ndajnë rrugët

Arthur Melo shumë shpejt pritet të largohet nga ‘Allianz Stadium’.
Juventusi po kërkon t’i thotë lamtumirë mesfushorit brazilian Arthur dhe kështu ai nuk do të jetë me ekipin në turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mesfushori 25-vjeçar nuk ka arritur të bind drejtuesit e ekipit aq më pak sezonin e kaluar nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.
Ai bëri 20 paraqitje në Serie A, por nuk arriti të linte gjurmë me ‘Zonjën e Vjetër’.
Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Juventus po kërkon të huazojë Arthurin këtë verë në mënyrë që të mos pësojë humbje financiare.
Paga e tij prej 5 milionë euro neto për sezon dhe barra prej 47 milionë euro në buxhet e bëjnë atë një lojtar të shtrenjtë për t’u mbajtur, kështu që ai mund të transferohet në Barcelonë ose në Premier Ligë së shpejti.
Zyrtarisht, Arthur nuk do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit në ShBA për shkak të lëndimit, por disa sugjerojnë se kjo është thjesht një shenjë e planifikimit të klubit për një të ardhme që nuk përfshin brazilianin.

Related posts

Katar – Ekuadori, publikohen formacionet zyrtare

e-max

Chelsea shënon tri herë në “Bernabeu”, por një gol i Rodrygos dërgon lojën në vazhdime

e-max

Alexis Sanchez me mesazh para largimit nga Inter: Kam qenë gjithmonë profesionist

e-max