GazetaMax
Ballina

Arti i shërimit duke masazhuar gishtat

Jin Shin Jyutsu është art shërimi japonez, 5000-vjeçar, bazuar në përmirësimin e shëndetit vetëm duke prekur gishtat e dorës.
Pretendime të tilla tingëllojnë fantastike e në të njëjtën kohë absurde, por hulumtimi ka treguar se kjo është e vërtetë. Secili nga pesë gishtat, si dhe pëllëmba e dorës lidhen me organe dhe emocione të ndryshme.
Mësoni më tej se si masazhimi i gishtave për tre deri në pesë minuta mund të përmirësojë shëndetin tuaj.
1. Gishti i madhMbajtja e gishtit të madh na ndihmon në lehtësimin e stresit dhe shqetësimeve. Kur jemi të lodhur masazhimi i këtij gishti do të na japë më shumë energji. Ky gisht është i lidhur me shpretkën dhe stomakun tonë.
2. Gishti treguesGishti tregues na jep vullnetin për të pushtuar frikën tonë dhe të përpiqemi për një të nesërme më të mirë. Duke përmirësuar vullnetin tonë, kemi forcën e brendshme për të luftuar dobësitë tona si dhe varësitë tona. Gishti tregues është i lidhur me veshkat dhe fshikëzën e urinës.
 

3. Gishti i mesitKy gisht lidhet me zemërimin. Kur jeni të mërzitur me dikë qetësohuni duke mbajtur këtë gisht.Organi i lidhur me gishtin e mesit është mëlçia.
4. Gishti unazëNë disa mënyra, gishti i unazës është i ngjashëm me gishtin e madh. Ai është e lidhur me trishtim dhe qëndrimet negative. Masazhimi i këtij gishti do të përmirësojë muskujt tuaj dhe sistemin nervor, shkruan Living. Me më pak stres dhe më shumë energji do t’ju ndryshojë stilin e jetës tuaj për të mirë.
5. Gishti i vogëlGishti i vogël është i lidhur me zemrën tuaj. Të prekësh këtë gisht për 5 minuta përmirëson qarkullimin e gjakut, aftësinë tuaj për të menduar dhe të përqëndroheni në çështje të rëndësishme. Asgjë nuk keni për të humbur nëse provoni një taktikë të tillë kur nuk ndiheni mirë.
 

Related posts

Mungesa e gjumit rrit rrezikun e demencës

Gazetamax.mk

Rezultate befasuese me katër ditë pune në javë

Gazetamax.mk

Një gotë verë në ditë ul shanset për shtatzëni

Gazetamax.mk