GazetaMax
Lajme

ASH: Gjykata edhe njëherë lëndoi familjarët e viktimave të Llaskracës

Shkup, 24 nëntor – Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes deputetit të saj Adnan Neziri ka reaguar ashpër për anulimin e seancës gjyqësore për rastin “Llaskarca”. Sipas tij nuk mban arsyetimi për moskryerjen e super ekspertizës.

Neziri me këtë rast tha se kjo super-ekspertizë është shpikur me të vetmin qëllim për t’i mbrojtur fajtorët e tragjedisë.

“Sot i gjithë opinioni ishte dëshmitarë për një veprim tejet skandaloz të gjykatës. Sot edhe njëherë u lënduan familjarët e viktimave të tragjedisë së Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me arsyetimin më banal se nuk është kryer super ekspertiza. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo super-ekspertizë është e shpikur për këtë qëllim, për të shtyrë seancën dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë”, tha Adnan Neziri, deputet i ASH-së.

Related posts

Selami uron punëtorët e DAP për rritjen e pagave, shpreson që ky trend të vazhdojë edhe në institucionet tjera!

Gazeta Max

Konferencë vjetore e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi (Video)

Gazeta Max

Shoferi nga Velesi godet vajzën në viza të bardha, përfundon me lëndime (foto)

Gazeta Max