GazetaMax
Lajme

ASH: Kryetari i Bogovinës bën shpenzime luksoze, qytetarët jetojnë në krizë dhe pa ndriçim

Tetovë, 1 tetor – “Përderisa banorët e Komunës së Bogovinës ballafaqohemi me mos shfrytëzimin e ndriçimit publik, të cilin e paguajmë nëpërmjet faturave të EVN-së, të njëjtin shërbim nuk e shfrytëzojmë nga ana e Komunës, me pretekstin se “KURSEHET” energji elektrike. 

Ndërsa nga ana tjetër vetëm për tetë muaj, nga 01.01.2022 e deri më 31.08.2022 harxhohen mjete të ashtuquajtura “Reprezentacione” ose buxheti i paraparë për harxhime personale të kryetarit dhe këtu do t’i paraqesim vetëm disa keqpërdorime “të vogla”. 

Harxhimet e kryetarit aktual deri më sot janë 1.080.654.00 denarë ose 17536,43€, kurse nga ana tjetër kryetari i mandatit të kaluar kishte arritur vlerën e po të njëjtave për gjithë vitin 395.000 ose 6500€ dhe në vend që të harxhonte për veturë luksoze me vlerë mbi 30.000€, Albon Xhemaili  blente eskavatorë për mirëmbajtjen e rrugëve në kohë dimri. Lusim kryetarin aktual t’i nderprejë keqpërdorimet e tepërta se po të njëjtat ndikojnë tek ato qytetarë që na kanë ngel në këtë komunë.”, thuhet në komunikatën nga Aleanca për Shqiptarët

Related posts

Në “Krivollak” takim me gazetarë për stërvitjen e ardhshme “Swift Response 22”

Gazeta Max

Më 17 Maj ministrja Trençevska takon Nedelkovin nga SASHK

Gazeta Max

Dy viktima nga Covid dhe 57 raste të reja

Gazeta Max