Kristjan Asllani është i gatshëm të mbulojë hapësirat e lëna nga Marcelo Brozovic.
Mesfushori shqiptar, Asllani është shprehur i gatshëm për të luajtur në pozitën e Marcelo Brozovic, në ndeshjen ndaj Romës.
Brozovic ka pësuar një lëndim dhe pritet t’i mungojë skuadrës së tij në ndeshjet e ardhshme, përfshirë Barcelonën.
Asllani, duke folur për ‘Tuttosport’ ka thënë se është i gatshëm të luajë në çdo pozitë dhe është përherë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi.
“Unë jam gjithmonë në dispozicion të trajnerit, përfshirë të shtunën”, ka thënë Asllani.
“Është keq për Marcelo, lojtar krucial për ne, por jam gati nëse është radha ime. Do të provoj të jap më të mirën”, shtoi shqiptari.
Në rast i jepet besimi i Inzaghi dhe Asllani justifikon atë besim, ai mund të ketë minuta edhe ndaj Barcelonës.
previous post