GazetaMax
Lajme

ATK-ja del me një njoftim për këngëtarët në prag të sezonës verore

Administrata Tatimore e Kosovës i ka bërë thirrje këngëtarëve ta paguajnë tatimin.

Aty thuhet se sezona verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njofton të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore.

Pagesa e tatimeve është obligim ligjor. Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore”, thuhet tutje në njoftim.

Related posts

Banorët e Karposhit japin ide për projekte në lagjet e tyre – Lukrovski: Shumë energji dhe dëshirë për ndryshim

Gazeta Max

Netanyahu: Irani i gatshëm të përdorë armët bërthamore për të shkatërruar Izraelin

Gazeta Max

Bekteshi mori pjesë në Takimin e 20-të ministror të Komunitetit energjetik

Gazeta Max