GazetaMax
Kuriozitete

Atletico ofroi 20 milionë euro për Griezmann, Barca nuk pranoi ofertën

Antoine Griezmann është një nga problemet e radhës që po i shfaqet Barcelonës.
Lojtari francez po luan si i huazuar tek Atletico, por ‘Rojiblancos’ nuk po i japin atij minutat maksimale, për të shmangur obligimet kontraktuale ndaj Barcës.
Sipas ‘El Larguero’, Atletico ofronte 20 milionë euro verën e kaluar për të siguruar kartonin e Griezmann.
Barcelona refuzoi ofertën e madrilenëve dhe e dërgoi në huazim, me detyrim për blerje prej 40 milionë eurove.
Megjithatë, ky obligim aktivizohet vetëm nëse Griezmann plotëson një përqindje minutash të luajtura.
Kësisoj, Diego Simeone po e inkuadron lojtarin vetëm nga minuta e 60 e më vonë. Mbetet të shihet nëse Atleti do t’ia arrijnë të shmangin obligimin ndaj Barcës.

Related posts

Honda provon qëndrueshmërinë e automjeteve të saj

Gazeta Max

Milan ka gati blerjen e madhe brenda Serie A

Gazeta Max

Zbulimi i ‘rrugës së çuditshme nënujore’, shkencëtarët të habitur

Gazeta Max