GazetaMax
Lajme

Autobusët me numër 19 dhe 20 nuk funksionojnë, Arsovska i la pa pagesat që u takojnë

Shkup, 12 maj – Shoferët e autobusëve privatë në Shkup, tanimë tre muaj nuk kanë marë para nga Qyteti i Shkupit për transportin që kanë kryer dhe linjat që mbajnë. Përshkak kësaj, disa ditë me radhë disa autobusë tanimë nuk dalin në teren, dhe qytetarët kanë ngelur pa transport, transmeton Zhurnal.

Me vendosjen e një sistemi të vetëm për pagesë që në kohën e Koce Trajanovskit, çmimet e autobusëve privatë dhe atyre shtetërorë janë të njejtë. Përmes NQP Shkup, Qyteti i Shkupit shoferëve privatë u paguan 1 euro për çdo kilometër të kaluar. Por, tani siç thonë nga Makekspress dhe Sloboden Prevoz, nuk u janë paguar paratë për muajt shkurt, mars dhe prill, dhe tanimë jemi në mesin e majit. Gjithashtu atyre u është ulir avansi që për çdo muaj u jepet që të mund të punojnë.

Përshkak kësaj gjendje, disa autobusë tani nuk kryejnë transport, ndërsa në disa pjesë të Shkupit nuk ka fare autobus gjatë tërë ditës. Kështu shembulli me Shuto Orizaren ku 90% e transportit e kryejnë autobusët privatë. Këto linja tanimë dy ditë nuk dalin në komunikacion ndërsa qytetarët kanë ngelur disi të shkëputur nga qyteti dhe shërbimet e qytetit.

Millorad Dimitrievski, një nga pronarët e Makekspress thotë se autobusët nuk vozitin sepse nuk kanë para madje as për naftë.

“Ne nuk kemi para për naftë, si të vozisim? Për pagë të mos flasim fare. Qyteti na ka borxh për muajin shkurt, mars dhe prill. Avansi që na jepej prej 2 milion denarëve, është ulur në 1 milion, ndërsa u pajtuam të rritet në 2,5 milion. Nga qyteti i Shkupit na premtuan takim, të shohim çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ka të holla, nuk ka mënyrë si të vozitim dhe të ketë autobusë për qytetarët”, thotë Dimitrievski.

Transportuesit privatë paguhen përmes NQP Shkup, e atje tanimë një javë nuk ka drejtor pasi Ivan Ilievski, drejtori i deritanishëm dha dorëheqje pas vetëm gjashtë muajve. Nga Qyteti i Shkupit nuk tregojnë kur do të emërojnë drejtor të ri.

Nga e gjithë kjo situatë e krijuar, qytetarët pyesin veten si mund Arsovska të sjellë transport falas për të gjithë qytetarët kur transporti po realizohet me kaq vështirësi, aq sa që transportuesit të mbajnë greva për shkakun se nuk u janë paguar të hollat.

Ajo gjithashtu premtoi 250 autobusë të rinjë ekologjik për të cilët do të duhet 75 milion euro, por se ku do t’i gjejë të gjitha këto para, ngelet të shohim./Zhurnal.mk

Related posts

Djegia e autobusit në Prishtinë, policia nis hetimet

Gazeta Max

Ari i konfiskuar dy javë më parë në Artaritë e Tetovës, iu kthehet pronarëve.

Gazeta Max

Pendarovski: Ta respektojmë njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm dhe solidarë dhe ta ruajmë atdheun

Banorët shqiptarë të Vizbegut: Kryetari i Butelit Darko Kostovski mbajti premtimet që BDI dhe LSDM nuk i realizuan për vite me radhë

Gazeta Max

Fakulteti Ekonomik i UT organizoi debat shkencor me temën “Sfidat ekonomike në periudhën post pandemike”

Gazeta Max

Në gjendje të rëndë, nëna me dy fëmijë lutet për ndihmë

Gazeta Max