GazetaMax
Lajme

Autobusët privat në protestë në bulevarin “Ilindenska”, Qyteti i Shkupit apelon të heqin dorë

Shkup, 2 nëntor – Me bllokimin e krahut të djathtë të bulevardit “Ilinden” me autobusë, transportuesit privatë të “Slloboda prevoz” dhe “Mak-ekspres” edhe sot e shprehin protestën dhe pakënaqësinë e tyre për shkak të borxhit të papaguar nga NQP “Shkup”.

Nëse kjo bllokadë nuk ka epilog, drejtori i “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski në konferencën e djeshme për media tha se të hënën, duke filluar nga ora 06:00, kryeqyteti do të bllokohet plotësisht, përkatësisht transportuesit privatë do t’i bllokojnë kryqëzimet në qendrën tregtare “Mavrovasja” edhe te Kryqi i kuq dhe në bulevardin “Ilinden”.

“Ky është një paralajmërim nga kompanitë private se protestat mund të intensifikohen dhe të radikalizohen. Nervozizmi po rritet, ata janë të shqetësuar, i përcjellin deklaratat dhe situatat është shumë e tensionuar, prandaj apelojmë që të gjitha institucionet, edhe ato shtetërore, të përfshihen si ndërmjetëse në zgjidhjen e këtij problemi, që kjo situatë të mos përshkallëzohet”, apeloi Jovanovski.

Nga Qyteti i Shkupit dje njoftuan se e ndërpresin kontratën me transportuesit privatë nga “Slloboda prevoz ” për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që dalin nga kontrata. Qyteti apeloi deri te transportuesit që të rishikojnë vendimin për bllokimin e Shkupit, sepse, siç thonë ata, kjo nuk do ta zgjidhë problemin.

“I bëjmë thirrje ‘Slloboda prevoz’-it ta rishikojnë vendimin për bllokim të kryeqytetit, sepse në atë mënyrë nuk do të arrijnë zgjidhje të problemit, përkundrazi, në atë mënyrë problemi thellohet. Shkupjanët nuk janë të detyruar të jenë dëmi kolateral, për shkak të kërkesës irracionale të ‘Slloboda prevoz’-it. Me shantazhe, nuk ka kontratë”, thuhet në kumtesën e Qyteti i Shkupit.

Gjithashtu, Qyteti i Shkupit njoftoi se duke filluar nga java e ardhshme do të publikohet një thirrje publike në të cilën mund të aplikojnë të gjithë operatorët privat, me qëllim transparencën më të madhe të procesit dhe zgjidhjen më të lehtë të problemeve të mundshme.

Bllokada e parë e transportuesve privatë u bë më 28 nëntor në udhëkryqin pranë QT “Mavrovasja”, kur rreth 30 autobusë të “Slloboda prevoz” dhe “Mak-ekspres” ishin parkuar në bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov” me kërkesë “që t’u shlyhen borxhet që të fillojnë sërish punën”.

Related posts

Grubi priti në takim kryebashkiakun e Tiranës

Gazetamax.mk

Konferencë “BE në kufijtë e paqes dhe stabilitetit”

Gazetamax.mk

Shqipëri-RMV, marrëveshje për bashkëpunimin energjetik. Balluku: Ka të bëjë me sigurinë rajonale të Ballkanit

Gazetamax.mk