Automjetet e policisë futen në sheshin “Skëndërbej”, protestuesit marshim në rrugët e Tiranës

Pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestës në Tiranë, ku janë hedhur fishekzjarre dhe gaz lotsjellës, është shtuar ndjeshëm prania e forcave të rendit në qendër të kryeqytetit shqiptar.

Rreth 10 automjete të Policisë së Shtetit janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej”, me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll dhe shpërndarjen e protestuesve.

Në shesh ndodhet edhe autoboti i policisë, i cili është në gatishmëri për ndërhyrje të mundshme, pas akteve të dhunës dhe dëmtimit të infrastrukturës urbane.

Situata në qendër të Tiranës mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit janë në gatishmëri për të menaxhuar zhvillimet e protestës.

Burimi:botasot.info