GazetaMax
Lajme

Azeski-Mickoski: Është koha për marrëveshje të re ekonomike për të ardhmen e shtetit

Shkup, 12 shtator – Në takimin e punës që sot u mbajt në Odën ekonomike midis kryetarit Branko Azeski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, është dhënë qëndrim i përbashkët se është koha për bashkim dhe marrëveshje të madhe të rëndësishme për të ardhmen e shtetit.

Kryetari i Odës ekonomike Azeski pas takimit deklaroi se i trajtojnë të gjitha çështjet të cilat janë të rëndësishme për biznesin. Ai theksoi se në takim kanë biseduar edhe për atë se kriza energjetike sigurisht që do të zgjasë edhe një vit dhe se për këtë duhet të përgatiten.

“Mund të them se për një numër të madh të çështjeve ndajmë qëndrime të njëjta që do të thotë se bashkësia e biznesit dhe partia opozitare kanë qëndrime të përbashkëta për çështjet e situatave aktuale”, tha Azeski, duke shtuar se kanë shkëmbyer mendime dhe qëndrime të përbashkëta për disa çështje.

Mickoski nga ana e tij theksoi se nga partia kanë ndjenjë si ekonomia të mos jetë në fokus të politikave të Qeverisë.

“Atë që sot kemi mundur ta dëgjojmë këtu është një shqetësim vërtet i madh për të ardhmen e ekonomisë dhe me vetë këtë edhe për të ardhmen e ekonomisë së vendit. Pasi ju nuk mund të bëni plane si shtet dhe qeveri në të ardhurat e buxhetit, nëse ekonomia është ajo që nuk mund t’i gjenerojë ato të ardhura, gjegjësisht ta mbushë buxhetin. Prandaj është shumë me rëndësi që fokusi të jetë tek ekonomia, tek ekonomia sepse e njëjta ekonomi punëson njerëz, më shumë se 680.000 janë të punësuar në sektorin privat, gjenerojnë të ardhura dhe një pjesë e këtyre të ardhurave përfundojnë në buxhetin e shtetit. dhe më pas shpenzohet. Kështu që ju si qeveri nuk mund të shpenzoni nëse ekonomia nuk ju siguron të ardhura të mjaftueshme”, tha Mickoski.

Sipas tij, mbështetja që VMRO-DPMNE-ja e jep për ekonominë edhe atë, siç tha, të cilën e kanë si mirëkuptim ndaj ekonomisë duhet të vazhdojë, të rritet, të intensifikohet në kudër të mundësive tona.

“Jam i gatshëm të ulem dhe të mbroj pozitat e mia, ashtu siç bëra sot këtu para biznesmenëve, për të bërë një punë të madhe që është shumë domethënëse për të ardhmen e Maqedonisë. Përndryshe, më vjen keq që mund ta konstatoj këtë, por sfidat janë të mëdha, dhe problemet do të jenë edhe më të mëdha”, tha Mickoski, duke shtuar se pushteti nuk ka kapacitet për përballje me krizën energjetike dhe se nevojitet strategji.

Ai tha se çështja është nëse shteti do të ketë para të mjaftueshme për të blerë rrymë e cila është e nevojshme. Sipas llogaritjeve të tij, nëse punojnë tre blloqet e REK Bitola, dy turbinat e Negotinës, hidrocentralet dhe TC Oslomej, atëherë shteti në periudha të caktuara do të shpenzojë gjysmë milioni euro për blerjen e energjisë elektrike.

“Rrymë ka, por pyetja është nëse ne kemi para të mjaftueshme për ta blerë atë rrymë. Edhe kriza energjetike në një moment do të bëhet krizë ekonomike. Unë e llogarita dhe këtë e kam shpjeguar në këtë takim se me kusht që të punojnë tre blloqet në REK Bitola, të punojnë dy turbina në Negotinë, hidrocentralet dhe TC Oslomej, ne në ditë në periudha të caktuara do të shpenzojmë nga gjysmë milioni euro për blerjen e energjisë elektrike e cila do të mungojë. Sepse ne nuk do të mund të prodhojmë 1.400, 1.500, 1.600 megavat, aq sa i duhet Maqedonisë. Ne flasim vetëm për atë konsumator të cilin e ka EVN Home. Ne nuk flasim për ekonominë e cila është lënë që të përballet vetëm me veten”, sqaroi Mickoski.

Related posts

Pas mbledhjes në BDI/ Ahmeti foli për procesin e vettingut dhe përfshirjen e ASH në Qeveri

Gazetamax.mk

Blegtori nga Tetova kërkon ndihmë nga Qeveria

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të jetë një vit i rëndë ekonomik, bashkë do ta tejkalojmë

Gazetamax.mk