GazetaMax
Adrenaline

Azhurnimet e fundit: Valverde dhe Pedri tani kushtojnë nga 100 milion euro

Portali Trasnfermarkt i cili meret me vlerësimin e lojtarëve anembanë botës në futboll, së fundmi ka publikuar azhurnimet e bëra lidhur me vlerësimin e futbollistëve në La Liga, shkruan Zhurnal.
Dy lojtarët që kanë shënuar rritje rekord në Spanjë, janë Pedri i Barcelonës, dhe Valverde i Real Madridit, të cilët kanë arritur shifrat prej 100 milion vlerë euro secili. Afër tyre është i riu tjetër nga Barca, Gavi, i cili tani kushton 90 milion euro.
Kur jemi te Barcelona, ka edhe rënie të vlerave të lojtarëve siç është rasti me Ansu Fati, i cili vitin e kaluar kushtonte 80 milion euro ndërsa tani çmimi i tij u ul në 50 milion.
Çmimi i Frank Kessie gjithashtu nga 55 milion është ulur në 35 milion. Ulje të vlerës ka shënuar gjithashtu edhe holandezi Frenkie De Jong, çmimi i të cilit nga 90 milion euro është ulur në 50 milion euro. Rënie të vlerës gjithashtu ka edhe Ferran Torres, Christensen dhe Memphis Depay.
Kalojmë te Reali i Madridit.
Te mbretërit edhe më tej lider ngelet Vinicius Junior, vlera e të cilit nuk ka ndryshuar dhe ngelet 120 milion euro. Pas tij vjen tani Valverde, pasi është në formë të shkëlqyer nën menaxhimt të Ancelotit.
Courtois vazhdon të vlejë 60 milion euro, po aq edhe Militao. David Alaba dhe Rudiger nuk ndryshojnë vlerat e tyre, i pari kushton 55 milion, tjetri 40milion. Tchouameni gjithashtu nuk ndryshon vlerë, dhe vazhdon të vlejë 80 milion. Camavinga ka shënuar një rënie të vogël prej 10 milionëve dhe tani kushton 50 milion. Vlera e Rodrygo në dhjetor të vitit 2021 ishte 40 milion euro ndërsa tani është rritur në 80 milion./Zhurnal.mk

Related posts

Ky është gjygjtari që do ta referojë ndeshjen Kosova – Burkina Faso

Gazetamax.mk

Ronaldo te PSG? Vjen lajmi i madh

Gazetamax.mk

E konfirmon edhe Chelsea: Ben Chilwell humbet Kupën e Botës

Gazetamax.mk