GazetaMax
Lajme

Azizi: Tradhëtia nuk mbulohet me shpifje përmes numrave

Sado që të përpiqesh, tradhëtinë që ia bën popullit për tu ulur në prehërin e kryeplakut, nuk mund ta mbulosh asnjëherë. As me deklarata të rrejshme, e as me propagandën e “ANAListëve” që paguhen nga shërbimet e kryeplakut. Aq më tepër, tradhëtia ndaj votuesit shqiptarë nuk mund të mbulohet as përmes numrave të porositur e të rrejshëm që i bën inxhinieringu i Ali Ahmetit.

Populli nuk harron, mban mend kronologjikisht çdo veprim dhe aktivitet. Por populli e din edhe arsyet e uljes në prehërin e Ali Ahmetit. Arsye e cila nuk është në interes të shqiptarëve, e as të partisë, por për të mbrojtur vetveten nga krimet e realizuara si më parë ashtu edhe në periudhën e fundit, të cilat qytetarët i dijnë shumë mirë.

Është shumë keq të marrësh mbështetjen e popullit për të luftuar krimin dhe në fund, nga kriminelët të kapesh në krim!

Related posts

Nesër vazhdon gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Gazeta Max

Oda Kërçovare ua bën 8:2 Kasamit dhe Limanit, i ulë nën imazhin e komandantit Ali Ahmeti dhe UÇK-së

Gazeta Max

LSDM: 800 milionë euro investime kapitale në buxhetin e vitit 2023

Gazeta Max