GazetaMax
Adrenaline

Bajrami flet për debutimin te Sassuolo dhe objektivat me klubin italian

Nedim Bajrami ka bërë debutimin me skuadrën e tij të re Sassuolon në kampionat ndaj Atalantës.
Mesfushori shqiptar i solli fat Sassuolos pasi triumfuan me rezultat 1-0 ndaj Atalantës, derisa kishte më shumë se 25 minuta për të.
Ai tani është prezantuar me fanellën e Sassuolos, ku ka dhënë edhe një intervistë për faqen zyrtare të klubit.
“Jam shumë i kënaqur për debutimin tim kundër Atalantës. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe fituam. Më mungoi vetëm goli”.

“Musso u tregua i zoti në pritjen që bëri, por mund të gjuaja edhe më mirë. Zgjodha Sassuolon, sepse është një klub i rëndësishëm dhe ka një trajner që e njoh”.
“Është një ambient i ngjashëm me atë të Empolit, me djem që dinë të luajnë futboll. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Dua të ndihmoj skuadrën me karakteristikat e mia, të shënoj sa më shumë gola dhe të jap sa më shumë asistime”, deklaroi Bajrami.
Reprezentuesi shqiptar foli edhe pse zgjodhi ta përfaqësoj Kombëtaren e Shqipërisë.

“Kam luajtur me skuadrat e moshave të Zvicrës. Pastaj më thirri trajneri Edi Reja, fola me familjen dhe në fund zgjodha me zemër Shqipërinë. Jam shumë i lumtur dhe krenar”.
“Ndeshja që më ka mbetur në mendje? Debutimi kundër Hungarisë dhe ndeshja kundër Italisë”, ka thënë mes të tjerash mesfushori shqiptar”, u shpreh mesfushori shqiptar. 

Related posts

Ky lojtar do të nënshkruajë me Juventusin

Gazetamax.mk

Arrihet marrëveshja, Rudiger transferohet të gjiganti spanjoll

Gazetamax.mk

United në bisedimet finale me Barcelonën për Dest

Gazetamax.mk