GazetaMax
Lajme

“Balancuesi” i ri/ 31.54% e të punësuarve në administratë – shqiptarë

Shkup, 17 Shtator – Lidhja Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë që ta hedh poshtë propozimin për ndryshimin e balancuesit, siç thonë nga partia e Pavle Trajanovit, për popullsinë jorezidente në Administratën Publike, sipas rezultateve të Regjistrimit dhe rritjes së përqindjes së shqiptarëve në 29.5%.

“Ky vendim do të thotë se çdo i treti i punësuar në administratën shtetërore, në të ardhmen duhet të jetë shqiptar, që nuk përkon me përqindjen e Shqiptarëve që jetojnë në RMV (24.3%) dhe do ta cënojë pasqyrën entike në administratë në dëm të bashkësive tjera etnike”, deklaruan nga Lidhja Demokratike.

Një reagim i këtillë i Lidhjes Demokratike, sic njofton KlanM, vjen pasi në institucionet shtetërore dhe Ministritë kanë nisur përgatitjet për harmonizimin e punësimeve sipas linjës etnike pasi Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Admirim Aliti ka përpunuar balancuesin e ri. Nëpër institucione, sic percjell KlanM, ka mbërritur një shkresë nga Ministria ku thuhet se në planin e punësimeve për vitin e ardhshëm, 31.54% duhet të jenë shqiptarë.

Balancuesin e ri, sipas të cilit, 31.54% e administrës duhet të jenë shqiptarë, Ministri Aliti e ka përpunuar pas shpalljes së të dhënave nga Regjistrimi I Popullsisë. Shifra prej 31.54%, sic njofton KlanM, është marrë nga përqindja e shqiptarëve resident në RMV – 24.3%, duke shtuar përqindjen e shqiptarëve të diasporës prej 5.2% dhe 2% të personave që ishin regjistruar në mënyrë administrative, pa përkatësi etnike, me kryqëzimin e të dhënave.

Sipas Regjistrimit të fundit të mbajtur në Shtator të vitit të kaluar, sic njofton KlanM, në territorin e RMV-së jetojnë 58.44% maqedonas, 24.3% shqiptarë, 3.86% turq, 2.53% romë, 1.3% serbë, 0.87% boshnjakë dhe 0.47% vllehë. 132.260 qytetarë apo 7.2% janë regjistruar nga burime administrative dhe nuk hyjnë në përqindjen e etnive. Sipas rezultateve të vetëregjistrimit, në diasporë 66.36% janë shqiptarë dhe 24.45% maqedonas.

Kur të mblidhen shifrat e popullatës rezidente dhe jorezidente, në RMV 54.21% janë maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% romë, 1.18% serbë, 0.87 boshnjakë dhe 0.44% vllehë.

Related posts

BE-ja dëbon në mënyrë masive azilkërkuesit

Gazetamax.mk

Jeton Shaqiri: Akuzat e VMRO-së, qytetari nuk i “blen”, nuk i beson dhe nuk i miraton

Gazetamax.mk

Strik dhe Butikofer: BE-ja nuk është e komplimentuar pa integrim të plotë

Gazetamax.mk