GazetaMax
Lajme

Banorët e lagjes së “Muhaxherëve” mbesin pa rrymë pothuajse tërë ditën

Një pjese e lagjeve në kryeqytet kanë mbetur pa rrymë gjatë ditës së sotme (e hënë) nga ora 11:00, përkatësisht lagjja e “Muhaxherëve”.

Në KEDS thonë se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë lagje është e planifikuar për punime në rrjet.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulëzim Krasniqi thekson se në lagjen e “Muhaxherëve” kjo kompani ka ndal furnizimin me energji elektrike si rrjedhojë e punimeve të planifikuara. Derisa shton se ndërprerja e furnizimit me energji elektrike pritet të zgjatë deri në ora 15:00.

“Ka punime të planifikuara deri rreth orës 15:00, që lidhen kryesisht me punim në rrjet”, thekson Krasniqi

Burimi: botasot.info

Related posts

Disa të maskuar dhe armatosur tentojnë t’i sumlojnë dy të rinjë në Kumanovë

Gazeta Max

Janë sanksionuar 177 shoferë në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

Gazeta Max

Faton Ahmeti reagon përsëri për vendimin e padrejtë ndaj Bekteshit: Kjo nuk është drejtësi, është një burgosje politike – e pastër dhe e qartë

Gazeta Max