GazetaMax
Kuriozitete

Barca kishte mundësinë të nënshkruante me Gundogan, gjithçka e hapur për verën e ardhshme

Barcelona duket se kanë qenë afër nënshkrimit me Ilkay Gundogan gjatë verës së kaluar.
Gundogan lidhej me një largim të mundshëm nga Manchester City, por lojtari shpejt ju kishte dhënë fund dilemave, kur shprehej i gatshëm për të vazhduar aventurën në ‘Etihad’.
Megjithatë, Fabrizio Romano thotë se Barcelona pati një mundësi që të nënshkruante me gjermanin, gjatë kësaj vere.
“Barca kishin mundësi që të nënshkruanin me Gundogan, ata ishin të interesuar por asgjë s’ndodhi”, ka thënë Romano.
“Të shohim çfarë ndodh verën tjetër, pasi ja i sigurt se shumë skuadra gjermane por edhe Barca, madje ndoshta edhe skuadra angleze, do të provojnë për të, por ai e di se City duan rinovimin”, shtoi tutje Romano.
Ilkay Gundogan është kthyer në një prej pikave kryesore në formacionin e Manchester City këtë edicion. Guardiola sigurisht se bën llogaritë në shërbimet e tij.

Related posts

Rice akoma në krye të listës së dëshirave të Chelsea

Gazeta Max

Turp i madh! Barcelona eliminohet nga Europa Leauge

Gazeta Max

Barça afër marrëveshje për rinovimin e Gavit, kontratë afatgjate dhe klauzolë të frikshme largimi

Gazeta Max