GazetaMax
Kuriozitete

Barca konfuze me Raphinhan – braziliani shkëlqen në stërvitje, nuk shihet në lojë

Barcelona është konfuze me situatën e anësorit brazilian, Raphinha.
Raphinha u transferua te Barcelona nga Leeds United, duke bërë bujë të madhe me lëvizjen e tij.
Megjithatë, paraqitjet te Barca s’kanë qenë prej më të mirave të mundshme, ndonëse pati shkëndija në disa ndeshje.
Sipas raportimeve të ‘AS’, Raphinha po çuditë krerët e skuadrës, përfshirë stafin teknik, me ndryshimin e tij stërvitje-lojë.
Braziliani është spektakolar në stërvitje, me të dhënat e tij që dalin më të mirat, por në lojë ai “zhduket”.
Gjithsesi, stafi teknik ka besim në lojtarin, si dhe vet lojtari ka dozën e duhur të vetëbesimit.
Barca besojnë se Raphinha shumë shpejtë do ta përmbush potencialin e tij.

Related posts

Chelsea dhe Manchester City mund të bëjnë shkëmbim spektakolar në verë

Gazeta Max

Andrea Ranocchia transferohet te Monza

Gazeta Max

Man United kërkon Costan si zëvendësues të De Geas

Gazeta Max