GazetaMax
SPORT

Barca s’do t’ia vazhdojë kontratën Sergi Robertos

Sergi Roberto s’po e bind trajnerin Xavi Hernandez.
Roberto ishte startues në ‘El Clasico’, por vetëm si pasojë e mungesave të shumta në mbrojtjen e Barcelonës.
Lojtari spanjoll ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me skuadrën katalane, dhe kjo duket se do të jetë e fundit aty.
Sipas raportimeve të Javi Miguel, klubi nuk do t’ia rinovojë kontratën Sergi Robertos.
Katalanët do të shohin për opsione të reja në merkaton e verës, me synimin për të përforcuar të dy krahët e mbrojtjes.
Aventura e Roberto te Barcelona kështu po vjen drejt fundit. Lojtari ka fituar të gjithë trofetë e rëndësishëm me këtë klub, përfshirë një tripletë.

Related posts

Manchester City- Real Madrid, formacionet zyrtare

e-max

Shvercerat kërkojnë të jenë prezent në ndeshjen Shkendija-Shkupi, vjen përgjigja e ballistëve

e-max

Messi tregon 5 favoritët për Kupën e Botës – Franca e Brazili i prijnë listës

e-max