GazetaMax
SPORT

Messi tregon 5 favoritët për Kupën e Botës – Franca e Brazili i prijnë listës

Lionel Messi ka dhënë disa komente lidhur me Kampionatin Botëror Katar 2022.
Ikona argjentinase e futbollit, Lionel Messi ka kthyer gjithë vëmendjen e tij kah kombëtarja e Argjentinës.
Në muajin tjetër, Messi synon që me skuadrën kombëtare të fitojë trofeun e vetëm që i mungon – Kupën e Botës.
I pyetur për kampionatin dhe favoritët, Messi ka dhënë 5 favoritë, por jo kombëtaren e tij. Dy kombëtaret më të forta ai i sheh Francën dhe Brazilin.
“Sa për favoritët, shoh shumë skuadra të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia e Spanja. Dhe sigurisht se po e harroj ndonjë”, ka thënë Messi.
“Por, nëse duhet të mbaj vetëm dy, sot, mendoj se Brazili dhe Franca janë dy kandidatet e mëdha për këtë Kupë Bote”, shtoi argjentinasi.
Kombëtarja e Argjentinës është në një seri pa humbje që nga viti 2019. Shumë njerëz e shohin Argjentinën në mesin e favoriteve, më shumë edhe për shkak të Lionel Messi, por edhe pas triumfit në Kupën e Amerikës. 

Related posts

Wilder kthehet në ring, ndeshet me Robert Helenius

e-max

Ndahen miqësisht Zvicra e Kosova

e-max

Belgjika publikon listën për Kupën e Botës – Lukaku arrin në kohë

e-max