GazetaMax
Kuriozitete

Barcelona e ka prioritet transferimin e Benjamin Pavard në verë

Benjamin Pavard qëndroi te Bayern Munich, edhe pse kishte oferta për të gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi francez ka humbur vendin e titullarit me ardhjen e Joao Cancelos dhe largimi i tij nga Allianz Arena duket i pashmangshëm në verë.
Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka konfirmuar se në janar kishin oferta nga Interi dhe Barcelona, por në fund nuk lejuan largimin e tij.

Nga ana tjetër Mundo Deportivo ka raportuar se Pavard është objektivi kryesor i Barcelonës për krahun e djathtë të mbrojtjes.
26-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Munichu në verë dhe te Barceloa mund të fitoj më shumë minuta.
Gjithsesi edhe drejtuesit e Bayernit janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij dhe tani i kanë vendosur një çmim prej 30 milionë eurove.
Pavard këtë edicion ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Related posts

Së shpejti Broja do të sqarojë të ardhmen e tij

Gazeta Max

FIFA mund ta përjashtojë Rusinë

Gazeta Max

Messi tregon 5 favoritët për Kupën e Botës – Franca e Brazili i prijnë listës

Gazeta Max