GazetaMax
Sport

Barcelona gjen zëvëndësimin edhe për Lamine Jamal

Barcelona është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e anësorit të talentuar, Roni Bardghji, nga Kopenhagën.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano. Ai shkruan se negociatat janë në fazën përfundimtare, me vetëm disa detaje të vogla që pritet të zgjidhen në ditët në vijim.

Suedezi pritet t’i bashkohet skuadrës së Hansi Flik në korrik, duke shtuar edhe më shumë talent në repartin ofensiv. Tashmë, gjithçka është gati për të zyrtarizuar transferimin në ditët në vijim.

I quajtur “Mesi suedez” nga shtypi skandinav për cilësitë e tij teknike dhe stilin e lojës me këmbën e majtë, Bardghji mund të përbëjë një alternativë të vlefshme për Lamine Jamal, duke i lejuar fenomenit spanjoll të marrë frymë herë pas here.

Related posts

Gjashtë autobusët ekologjikë iu dorëzuan autoriteteve lokale në Shkup, donacion nga BE-ja‼

Gazeta Max

Zv/kryeministri Stoilkoviq takon amdasadoren Larson Jain: Suedia duhet të mbetet një nga miqtë tanë më të mëdhenj

Gazeta Max

Asllani sërish titullar në Botërorin e Klubeve

Gazeta Max