GazetaMax
Kuriozitete

Barcelona ka gati alternativën për Marcos Alonso – sytë edhe kah Angelino

Barcelona është e vendosur të bëjë një lëvizje për krahun e majtë të mbrojtjes.
Skuadra katalane ka shënjestruar mbrojtësin spanjoll të Chelsea, Marcos Alonso. Ai është dëshira primare e Xavi Hernandez.
Megjithatë, skuadra po shqyrton edhe alternativat, në rast se transferimi i Alonso dështon.
Sipas raportime nga Spanja, Barca po monitoron situatën e Angelino të RB Leipzig.
Angelino ka bërë paraqitje mjaft të mira që prej transferimit të tij te Leipzig. Paraprakisht ai luante në Manchester Cityn e Pep Guardiolas.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e Barcelonës për krahun e majtë të mbrojtjes, ku aktualisht është vetëm Jordi Alba.

Related posts

Aristoteli, babai i logjikës dhe përplasjet me Platonin: Një ndikim që ka mbijetuar shekuj

Gazeta Max

BOMBA E MËNGJESIT: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Gazeta Max

Lakers e nisin sezonin me humbje ndaj Golden State – shkëlqen LeBron James me 31 pikë e 14 kërcime

Gazeta Max