Barcelona me telashe para derbit të madh me Real Madridin 

Të dielën, në orën 21:00, Barcelona pret Real Madridin në kuadër të javës së 10-të të La Ligës. 

Kampionët në fuqi dhe kryesuesit e kampionatit hyjnë në këtë ndeshje me një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Realit, por përballen edhe me probleme të mëdha, konkretisht, dëmtime të lojtarëve kyçë.

Pas 11 fitoreve radhazi këtë sezon, Barcelona pësoi një humbje 4:2 në udhëtim nga PSG. Gjatë kësaj ndeshje, skuadra humbi edhe Dani Olmon, i cili u zëvendësua në pushimin mes pjesëve dhe tashmë do të mungojë për një muaj.

Më pas, vijnë edhe lajme të tjera të këqija, mediat spanjolle raportojnë se edhe prania e Xavi Espartit në ndeshjen kundër Realit është në dyshim.

Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar ka qenë në formë të mirë këtë sezon; ai shënoi golin e tij të dytë në këtë edicion pikërisht ndaj PSG-së, ndërsa ka dhënë edhe dy asistime.

Esparti u largua nga fusha në Paris pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.

Ai u është nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore dhe mbetet e paqartë nëse do të jetë në gjendje të luajë të dielën.

Duke qenë se mbrojtja e Barcelonës është tashmë e dobësuar ndjeshëm për shkak të dëmtimeve të Jules Koundes dhe Eric Garcias, mungesa e mundshme e Espartit do ta linte vijën e prapme të skuadrës tejet të cunguar.

Burimi: botasot.info