Maqedonia e Veriut është gati për ndeshjen e nesërme (20.45) ndaj Belgjikës.
Ndeshja luhet në Shkup në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është gati për sfidën me belgët.
Bardhi nuk i trembet rivalit.
“E dimë çfarë do të thotë të luash në shtëpi. Të tregojmë se është shumë e vështirë të na mposhtin në shtëpi.
Kemi luajtur mirë dhe kemi pasur rezultate pozitive kundër ekipeve të forta në shtëpi.
Maksimumi është i vetëkuptueshëm.
Secili prej nesh duhet ta dijë këtë dhe të jetë 100 për qind në ndeshjen e nesërme.
Në letër do të ketë gjithmonë favoritë, por në fushë nuk duhet të lejojmë askënd të na befasojë.
Për të bërë diçka duhet të besosh.
Në fushën e shtëpisë nuk duhet të dorëzohemi lehtë. Përkundrazi, fusha e shtëpisë duhet të jetë arma jonë më e fortë.
Sigurisht, vetëm si ekip mund të bëjmë diçka”, thotë kapiteni i Maqedonisë së Veriut.