Bardhin: Diskutime mbi sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit! Kuvendi të jetë hapësirë dialogu për integrimin europian

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa është takuar sot me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Kjo me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit të vendit në BE.

Përmes një reagimi, diplomatja bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte roli i Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian dhe garantimin e llogaridhënies së ekzekutivit.

Ambasadorja theksoi se përparimi drejt anëtarësimit kërkon angazhimin e të gjitha palëve politike, ndërsa nënvizoi rëndësinë që Kuvendi të funksionojë si një hapësirë e mirëfilltë dialogu.

Burimi:botasot.info