GazetaMax
Lajme

Bardhyl Dauti: Vetëm pak për “DARDANUSIN”, e gjetur nën rrënoja

E vërteta “DARDANUS”, është e parrezistueshme, por vetëm nën rrënoja. Është arkeologjike dhe antropologjike kjo e vërtetë, përderisa është nën rrënoja dhe historike.

Është koha që politika ta aktualizoj “DARDANUSIN”, dhe t’i jep dimenzion dinamik në trajtimin e koherencës dhe konzistencës së trashëgëmisë kulturore shqiptare, së paku në Maqedoni të Veriut.

Përderisa të tjerët tentojnë të tjetërsojnë edhe mitet e Aleksandrit të Madh, dhe beteja e të tjerëve në MQV është “pa lidhje”, për lidhje të pronësisë së tokës me etninë, në mënyrë që të uzurpojnë me politikë edhe më shumë, edhe ne Shqiptarët e Maqedonisë, duhet të bëjmë betejën tonë dhe të ja nxjerim në pah të vërtetat historike, prerspektivës shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në fund të fundit, trashëgëmia kulturore çdoherë shërben për ndërtimin e postulateve politike nacionale. Kur e vërteta e trashgëmisë kulturore e “DARDANUS-it”, na pllakos në fytyrë një të vërtetë kapitale, pse të mos shfrytëzojmë këtë postulat për ndërtim të një politike origjinale, në një perspektivë afatgjatë.

Kjo qasje kërkon trajtesë nga politikat konzervative të modelit britanez, ithëtarë i pakursyer i të cilëve jam dhe unë. Politikat pragmatike, “Vetëm Eurointegrime”, bile edhe pa e ditur se çka do të ndodh me BE-në në një perspektivë afatgjatë, ashtu siç i kemi sot, sipas konceptit “me vision nga e ardhmja, pa shikuar në retrovizor”, mund të na shpijnë në përplasje të rëndë me historinë tonë të shenjtë.

Shkruan Bardhyl Dauti

Related posts

Qeveria e përcaktoi Propozim-ligjin i cili parashikon që kazinotë të jenë larg shkollave

Gazetamax.mk

Drejtori i ri i Hekurudhave, Veseli: Po përmirësojmë kualitetin dhe profesionalizimin e administratës

Gazetamax.mk

Ambasadorja amerikane, Ageler: Ndryshoni kulturën politike nëse nuk doni të ikin të rinjtë!

Gazetamax.mk