GazetaMax
LAJME

Bartësi i listës së Frontit Europian në njësinë e III-të, Prof. Dr. Sylejman Baki takoi banorët e Velesit

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, mbrëmë mori pjesë në iftarin e organizuar nga banorët e Jabollçishtes së Poshtme të Velesit.

Në iftarin e organizuar nga banorët e kësaj ane, kandidati për deputet Baki, foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Fjalimi i plotë i bartësit të njësisë 3 zgjedhore nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki:

I dashur Veles, zemra e Ballkanit, qyteti i lashtë i Rumelisë. I nderuar koordinator i zonës z. Nafi Durmishi, të nderuar kryetarë dhe anëtarë të degëve Veles, Çashkë, Zelenikovë dhe Petrovec, i respektuar kandidat për deputet z. Xhevdet Sadiku.

Të respektuar dashamirë të kauzës nga Jabollçishta, Çashka, Buzallakova dhe Orizari, ju përshëndes përzemersisht.

Ju qoftë përhajr muaji i bekuar i Ramazanit.

Sonte Velesi dhe Jabollçishtja po ngadhënjejnë.

Të dashur të pranishëm, fillimisht do doja tua përcjelli përshëndetjet më të përzemërta të nismëtarit të frontit fitues, Frontit Europian, z. Ali Ahmetit, si dhe të kandidatit tanë për President, z. Bujar Osmanit.

Fronti Europian është më i fuqishëm se kurrë dhe sonte Velesi si gjithmonë e dëshmoi vetveten, nuk na dëshproi.

Zoti qoftë razi prej juve, Zoti e bëftë të përhershmë këtë vëllezëri, uroj të jemi bashkë gjithmonë në kë rrugëtim për një të ardhmë më të mire për neve dhe për brezet e ardhshme.

Uroj që zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe ato parlamentare të 8 majit të jenë përhajr, të jenë në dobi të vëllezërve tanë, të dashamirësve të Maqedonisë, të qytetarëve tanë dhe me siguri të jenë në dobi të Frontit Europian, frontit më gjithëpërfshirës në Maqedoninë e Verit.

Sonte, ngjajshëm me Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Shtipin, Radovishin, Vinicën, Koçanën, Berovën dhe anëmbarë vendin, edhe në Veles po shohim një eufori dhe përkushtim të paparë. Jemi të lumtër që kësaj radhë jemi bashkuar shqiptarët, turqët, boshnjakët, romët dhe të tjerë, jemi bërë bashkë për demokracinë e vendit, për të mbrojtur vullnetin e popullit tanë dhe për një te ardhmë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Të respektuar miq,

Do doja me këtë rast ti shprehi falëminderime për Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, prirësit të Frontit Europian, z. Ali Ahmetin, për kontributin dhe përkushtimin politik në bashkimin në një front vëllezëror, dobiprurës dhe multietnik, në Frontin Europian, i cili jam i bindur që do e siguroje ardhmerinë europiane, jetes më të mirë dhe standart më të lartë ekonomik për qytetarët.

Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim, ju asnjëherë nuk na latë vetëm, çdoherë hapëruam bashkë me vëllezërit tanë, me dashamirët tanë, me trimat tanë nga Velesi, Tetova, Shkupi, nga Struga, Shtipi dhe Kërçova.

Ky bashkim i sontëm afër kësaj sofre të bekuar të iftarit është një dëshmi e fortë që kz rrugëtim i yni vazhdon me hapa të fortë dhe të sigurt.

Unë, Sylejman Bakiu, që shumica prej jush e njohin me vite, qëndroj pranë juve si kandidat për deputet dhe bartës liste të njësisë zgjedhore numër 3 të Frontit europian. Me këtë rast do doja të them që e kërjkojmë mbështetjen e fuqishme të gjithë qytetarëve tanë në zonën 3, të turqve, shqiptarëve, boshnjakëve, maqedonasve, romëve, vllehëve dhe komuniteteve tjera, dhe duke shpresuar në mbështetjen e juaj të çmuar dua të potencoj që do jemi zëri i të gjithë komuniteteve të ketij regjioni në parlamentin e vendit.

Të jenë përhajr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe të ngadhënjej Fronti Europian. Ua uroj prej tash vitoren e madhe të 8 Majit.
Zoti qoftë razi për pjesëmarrjen, Allahu ua pranoftë agjërimin lutjet dhe ibadetet.

Ju uroj shëndet dhe gjithë të mira.

Related posts

Abazoviq: Shpresojmë që nesër të jemi 6 shtete në ‘Ballkanin e Hapur’

e-max

Miteva: Këshilli për avancimin e arsimit me funksionarë partiak, asnjë ekspertë arsimor

e-max

Grubi në Analiza 24: BDI krijoj kulturë të udhëheqësisë së suksesshmë tash e 20 vite

e-max