Bartësi i listës së këshilltarëve të kandidatit Besnik Asani distancohet nga vendimi i Besnikut, do ta mbështesin kandidatin e pavarur Mendi Qyren.
Të nderuar bashkëqytetarë dhe miq,
Ne, grupi i pavarur nga Labunishta, të cilët në zgjedhjet lokale morëm pjesë me kandidatin e pavarur për kryetar komune z. Besnik Asani dhe me listën e pavarur të kryesuar nga Alija Qazimi, ju drejtohemi me këtë njoftim publik.
Së pari, nga zemra ju falënderojmë për besimin, mbështetjen dhe respektin që na keni dhënë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Mbështetja juaj për ne përfaqëson një nder të madh, por edhe një obligim – dëshmi se në vendin tonë ende ekziston shkëndija e një populli mendjehapur dhe dinjitoz.
Jemi të vetëdijshëm se u përballëm me struktura të fuqishme që nuk zgjidhnin mjete për të arritur deri te votat. Ne, nga ana jonë, mundëm t’ju ofrojmë vetëm drejtësi, ndershmëri dhe dinjitet, dhe pikërisht për këtë besojmë se votat tona ishin më të pastrat dhe më të ndershmet në këto zgjedhje.
Me përfundimin e raundit të parë zgjedhor, përfundoi edhe gara jonë zgjedhore. Thirrja jonë drejtuar qytetarëve ishte votë për Besnikun dhe Alijan, dhe me këtë e përmbyllëm këtë proces zgjedhor.
Edhe pse fillimisht qëllimi ynë ishte i përbashkët me të gjithë aktivistët e lëvizjes “Struga Vepron”, pas bisedimeve dhe analizave të gjata, shumica e kësaj lëvizjeje vendosi të marrë anë në raundin e dytë. Kjo vendim nuk përfaqëson qëndrimin tonë, e as bindjet tona.
Prandaj, me këtë deklaratë publike distancohemi nga vendimi i “Struga Vepron” dhe qartë theksojmë qëndrimin tonë:
👉 çdo votues të vendosë në mënyrë të pavarur dhe sipas ndërgjegjes së tij nëse do të votojë dhe për kë do ta japë votën e tij.
I respektojmë të gjithë përkrahësit tanë dhe qëndrojmë krenarë pas parimeve të ndershmërisë, dinjitetit dhe vullnetit të lirë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin.
Me respekt,
Alija Qazimi
Sejat Qazimoski
Nagim Fejzuloski
Adnan Qazimoski
Anes Rakiposki

