GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj: Entuziazëm dhe besim të palëkundur nga banorët e Kodralisë për fitoren e 12 tetorit

Kryetari i Komunës së Deçanit dhe kandidati për mandat të ri nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj, sonte ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e Kodralisë, ku është shprehur entuziazëm dhe vullnet i madh për fitoren e madhe më 12 tetor.

Në fjalën e tij, Ramosaj theksoi se besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur në çdo cep të komunës së Deçanit. Ai u shpreh mirënjohës për përkrahjen e fuqishme që banorët e Kodralisë kanë treguar si ndaj tij, ashtu edhe ndaj kandidates për Asamblenë Komunale, Kaltrina Ferizi.

“Faleminderit nga zemra Kodrali, për besimin dhe përkrahjen tuaj. Ky është motivi ynë i madh për të vazhduar me punë konkrete në shërbim të qytetarëve tanë”, u shpreh Ramosaj.

Takimi i sontëm dëshmoi edhe një herë mobilizimin e qytetarëve për ta vulosur fitoren e AAK-së në Deçan më 12 tetor, me moton #FLASIMmePUNË.

Related posts

BDI-Zhelinë: Blerim Sejdiu e la pa ujë Grupçinin

Gazeta Max

BDI: Askush mbi ligjin, të veprohet sipas ligjit për çdo individ

Gazeta Max

Ganiu: Në disa komuna do të ketë kandidat mbipartiak

Gazeta Max