GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj: Irzniqi, gjithmonë me Aleancën dhe numrin 174

Edhe sonte, fshati Irzniq dëshmoi përkrahjen e fuqishme për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrin fitues 174✅.

Kryetari i komunës dhe kandidati për mandat të ri, Bashkim Ramosaj, u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, duke theksuar se besimi i tyre është forca që e shtyn Aleancën përpara.

“Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj dhe për besimin që po i jepni punës sonë! Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidates sonë për Asamble, Laureta Zejnaj. Kemi qenë dhe do të jemi bashkë gjithmonë, me besim, me përkushtim dhe me punë,” – theksoi Ramosaj.

Atmosfera e ngrohtë dhe entuziazmi i banorëve treguan qartë se Irzniqi vazhdon të qëndrojë fuqishëm në krah të Aleancës.

#AAK174✅ #FLASIMmePUNË #BashkimRamosaj #Deçan

https://www.facebook.com/share/p/1CSXGcFUR6/