GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj ndalon për një kafe në Lumbardh në nisje të fushatës zgjedhore

Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale në Deçan, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, ka bërë një ndalesë të çastit për kafe në fshatin Lumbardh, një nga vendet simbolike të komunës.

Në një postim të shkurtër, Ramosaj shprehet: “Një ndalesë e çastit dhe një kafe në Lumbardh.”

Ky gjest simbolik vjen si një mesazh afërsie me qytetarët dhe dashurie për vendlindjen, duke nisur fushatën me një atmosferë të qetë e mikpritëse.

Ramosaj pritet të shpallë agjendën e tij zgjedhore në ditët në vijim, ku fokusi do të jetë në zhvillimin lokal, infrastrukturën, turizmin dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit.

Related posts

Kriza thelloi varfërinë në shumë familje

Gazeta Max

Makraduli pasurohet me veturë të re, 40 mijë euro

Gazeta Max

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

Gazeta Max