GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj: Nga familja ime në çdo familje – me qytetarët, për vlera dhe tradita kombëtare

Kandidati i AAK për kreun e komunës së Deçanit dhe kryetari aktual Bashkim Ramosaj ka vizituar fshatin Papiq, ku u prit ngrohtësisht nga familja e Florim Velaj. Në këtë takim, Ramosaj theksoi rëndësinë e lidhjes së drejtpërdrejtë me qytetarët dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.

“Nga familja ime në çdo familje. Kënaqësi të jem në Papiq, në familjen e Florim Velaj. Familje me tradita dhe me vlera kombëtare,” – u shpreh Ramosaj, duke nënvizuar se mesazhi i tij politik bazohet në afërsi me njerëzit dhe respekt për familjet që janë shtylla e shoqërisë.

Ramosaj theksoi se vetëm me qytetarët pranë, me tradita dhe vlera të forta, mund të ndërtohet një të ardhme e sigurt për komunën dhe gjithë vendin.