Në Bjeshkën e Belegut kanë nisur punimet për ndërtimin e Memorialit që do të përjetësojë kujtimin dhe sakrificën e më shumë se 20 dëshmorëve të rënë në Trekufi.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka bërë të ditur se në nisjen e punimeve ishte i pranishëm së bashku me Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë.
“Dje, në Bjeshkën e Belegut, së bashku me Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, z. Ramush Haradinaj, bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë, nisëm punimet për ndërtimin e Memorialit që do të përjetësojë kujtimin dhe sakrificën e më shumë se 20 të rënëve te Trekufi”, ka shkruar Ramosaj.
Ai ka theksuar se memoriali do të jetë një simbol i përhershëm i kujtesës për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Në këtë vend, mes maleve tona, do të qëndrojë përgjithmonë kujtesa për bijtë më të mirë të këtij kombi, të cilët nuk kursyen as jetën për lirinë e Kosovës”, ka deklaruar Ramosaj.
Në fund, ai ka përkujtuar me nderim të rënët për lirinë e vendit.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka përfunduar Ramosaj.
https://www.facebook.com/share/p/1Dhkp4kWeY/
