Kryetari i Komunës së Deçanit dhe kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e madhe që po merr në çdo fshat të komunës.
Në një takim të mbajtur sonte me banorët e fshatit Voksh, Ramosaj u prit me entuziazëm dhe besim të madh nga qytetarët, të cilët shprehën mbështetje të plotë për Aleancën dhe numrin 174.
“Ju jam thellësisht mirënjohës qytetarëve të Deçanit për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej komunës sonë! Këtë përkrahje për Aleancën dhe numrin 174 e dëshmuan sonte edhe banorët e fshatit Voksh, me entuziazëm dhe besim të madh në punën tonë. Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj të vazhdueshme!”, – ka deklaruar Ramosaj.
Fushata e Aleancës në Deçan po zhvillohet nën moton #FLASIMmePUNË, duke u fokusuar në rezultatet konkrete dhe projektet e realizuara gjatë mandatit të fundit, ndërsa Ramosaj ka theksuar se ndryshimi dhe zhvillimi i komunës janë tashmë të dukshëm në çdo cep të Deçanit.
https://www.facebook.com/share/p/1GoFWoyfsB/