Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj, ka përmbyllur me sukses fazën e parë të takimeve me qytetarët, duke vizituar çdo lagje, çdo vendbanim dhe shumë familje në komunë. Në një mesazh të ngrohtë drejtuar qytetarëve, Ramosaj ka shprehur mirënjohje të thellë për mikpritjen, mbështetjen dhe besimin që i është dhënë gjatë këtyre dy muajve.
“Ishte një përjetim i veçantë të ndaj kafen e mëngjesit me ju, të bashkëbisedoj me strukturat, aktivistët, bashkatdhetarët dhe qytetarët e nderuar. Nga zemra, ju falënderoj të gjithëve,” u shpreh ai.
Ramosaj theksoi se nga këto takime janë përfituar ide të reja, janë dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve, të cilat janë përfshirë në Programin Qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar jo vetëm gjatë fushatës, por edhe gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes lokale:
“Ju ftoj që të jemi bashkë, jo vetëm në këto 4 javë të fushatës zgjedhore, por edhe në 4 vitet e ardhshme, për të ndërtuar një Deçan më të zhvilluar e më të bashkuar. Vetëm të bashkuar jemi të fuqishëm.”
Ramosaj është i bindur se më 12 tetor, Deçani do të shënojë fitoren më të madhe të Aleancës, duke e forcuar edhe më tej drejtimin vizionar të komunës.
📍 #FLASIMmePUNË
🗳 #AAK174✅
🤝 #BashkimRamosajKryetar174✅
Aleanca po hyn në fazën finale të fushatës me përkrahje të madhe dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Deçanit.