GazetaMax
Ballina

BDI dhe Ali Ahmeti bindshëm të parët, me më shume mbështetje se të gjitha partitë e tjera bashkë

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kreu i sajë, Ali Ahmeti vazhdojnë të dominojnë skenën politike shqiptare, pavarësisht se së fundi janë formuar një numër i madh i partive politike.

Përmes linjës telefonike, “Market Vision”, anketoi 1200 qytetarë. Sipas kësaj ankete të porositur nga portali “MKD”, kreu i BDI-së – Ali Ahmeti përpos se dominon në skenën politike shqiptare, ai ka mbështetje më të madhe edhe se vet kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, informon Politiko.mk

Respektivisht, Ahmeti gëzon 3.7% të mbështetjes së qytetarëve, gjersa Kovaçevski ka 3.5%. Ali Ahmeti është i pakrahasueshëm me liderët politik shqiptar, sepse sipas anketës, asnjëri nga liderët e tjerë politik në kampin shqiptar nuk gëzon as 1% të mbështetjes qytetare. Sipas renditjes, Ziadin Sela gëzon 0.3%, Izet Mexhiti, 0.4%, Bilall Kasami, 0.9%, dhe Afrim Gashi, 0.3%.

Sipas anketës, BDI-ja renditet e para me, 9.7%, Aleanca për Shqiptarët e dyta me, 3.1%, Lëvizja Besa me 2.5% dhe vazhdojnë partitë tjera të cilët nuk kanë mbështetje më të madhe se 1%, që janë, Lëvizja Demokratike 1%, Alternativa, 0.9%, dhe Partia Demokratike Shqiptare me 0.4%.

Related posts

Fëmijët që kalojnë mbi dy orë në ditë para televizorit, kanë më shumë gjasa të krijojnë vartësi nga bixhozi, duhani, kanabisi dhe alkooli kur të rriten

Gazeta Max

Benefitet nga çokollata e zezë për shëndetin

Gazeta Max

Pa fije turpi, Semi rri vetëm me reçipeta nëpër shtëpi

Gazeta Max